Në Shqipëri qarkullojnë më shumë se 740 mijë automjete. Ky është raporti i fundit i INSTAT-it.
54% e automjeteve që qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë janë 11 deri në 20-vjeçare.
Afro 64 mijë automjete janë regjistruar për herë të parë në Shqipëri gjatë një viti. Nga viti 2020 në 2021 rezulton se kemi 9.4% më shumë automjete.
“Gjatë vitit 2021 në Shqipëri rezultojnë 740.669 mjete, nga 676.811 të tilla në vitin 2020”.
Përqindjen më të madhe të automjeteve në rrugë e zënë autoveturat me 80%, e ndjekur nga mjetet për transport me 6.7% dhe motorët me 5.1%.
35% e automjeteve qarkullojnë në Tiranë.