-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestat në Iran, rreth 23 fëmijë të “sakrifikuar”

Kryesoret

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI), tha se të paktën 23 fëmijë janë në mesin e qindra personave të vrarë në Iran gjatë protestave masive.

Protestat masive shpërthyen muajin e kaluar, pas vdekjes së një gruaje të re në paraburgim, e cila ishte ndaluar nga policia e moralit nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.

“Vrasja e paligjshme e të paktën 23 fëmijëve nga forcat e sigurisë së Iranit hedh më shumë dritë mbi vendosmërinë e autoriteteve për të shtypur pakënaqësitë, protestat që po vazhdojnë, që u nxitën nga vdekja në paraburgim e 22-vjeçares Mahsa Amini më 16 shtator. Këto protesta më pas u rritën në atë që shumë në Iran thonë se është një kryengritje më e gjerë ndaj udhëheqjes së Republikës Islamike”, tha AI në një deklaratë të publikuar më 14 tetor.

Njëzetetre fëmijët janë në mesin e të paktën 201 personave që vlerësohet që janë vrarë në protestat mbarëkombëtare që janë mbajtur qëkur Amini vdiq.

Amnesty po ashtu publikoi emrat dhe rrethanat e vrasjes së 23 fëmijëve gjatë dhjetë ditë protestash muajin e kaluar. Kjo organizatë tha se në mesin e fëmijëve të vrarë janë 20 djem nga mosha 11 deri 17 vjeç dhe tri vajza, dy prej të cilave ishin 16 vjeçe dhe një 17-vjeçare.

Shumica e të vrarëve u qëlluan nga forcat e sigurisë, ndërkaq katër prej tyre – tri vajza dhe një djalë – u rrahën për vdekje./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit