-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja për targat: Nga 10 mijë, vetëm 12 u konvertuan në RKS

Kryesoret

Edhe pas 6 jave, interesimi për konvertimin e targave në RKS, është tejet i ulët. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të qeverisë, nga 10 mijë vetura që vlerësohet se janë në Kosovë me targa ilegale, vetëm 12 prej tyre i kanë kthyer ato në RKS.

Këtë e kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Deri më sot janë regjistruar dymbëdhjetë (12) vetura me targa RKS nga targat ilegale KM, GL, PR, PZ”, thuhet në përgjigjen e MPB-së

E këtë mundësi, serbët lokalë me vetura ilegale kanë kohë ta shfrytëzojnë deri në ditën e fundit të tetorit.

Pas kësaj dite, shteti i Republikës së Kosovës do të veprojë siç parasheh ligji.

Veturat me targa ilegale nga kjo datë nuk do të lejohen të qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës.

“Siç parasheh edhe legjislacioni në fuqi, qytetarët të cilët nuk i regjistrojnë veturat e tyre edhe pas afatit të përcaktuar nga Qeveria e Kosovës, do të llogariten si pronarë të veturave të paregjistruara dhe veturat e tyre nuk do të lejohen të qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu edhe pike kalimet kufitare. Afati i fundit mbetet data 31 tetor”, thonë për Front Online nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Për këtë çështje të pazgjidhur, e kahmotshme, ka folur për Front Online ish zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha.

Ai thotë se shteti i Kosovës duhet të veprojë sipas Ligjit, duke mos lënë ato vetura të dalin në rrugë./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit