Rusët kanë vendosur në shënjestër Shqipërinë pasi OKB miratoi rezolutën e paraqitur nga ambasadori jonë në OKB, Ferit Hoxha që dënonte aneksimet e Moskës në Ukrainë.
Vladimir Solovyov, pjesë e televizionit Rossiya-1, njeriu i besuar i Vladimir Putinit e quajti Shqipërinë një shtet të sunduar nga imperializmi amerikan.
“Shqipëria është vendi i fundit që është vënë në shënjestër nga televizioni shtetëror rus, Vladimir Solovyov.
Ai nuk është i lumtur pasi OKB-ja miratoi rezolutën e ambasadorit të Shqipëri që dënonte cenimin e integritetit territorial të Ukrainës” shkruan gazetari i “BBC”, Francis Scarr.