Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 30-vjeçar pasi u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.
Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimi i Isa Tahirit u bë pasi u kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Tepelenë-Levan, duke transportuar me automjetin tip “Mercedes Benz”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy aparate celulare dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.