Burak Erbay, deputeti turk, ka thyer telefonin në kuvend në shenjë proteste kundër ligjit të “fake news-it”.
Burak Erbay, i cili është anëtar i Partisë Popullore Republikane në opozitë, po protestonte kundër një projektligji, i cili synon të luftojë “dezinformimin” në internet.
Sipas këtij legjislacioni, rrjetet e mediave sociale dhe faqet e internetit do të duhet të publikojnë detaje të përdoruesve të dyshuar për “përhapjen e informacionit mashtrues” dhe mund të rezultojë në burgosjen e të akuzuarve deri në tre vjet burg.
Kritikët thonë se projektligji, nëse miratohet në ligj, do të cenonte liritë e shtypit dhe do të çonte në censurë të përhapur.