-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konservatorët i kthehen menjëherë kundër Liz Truss-it

Kryesoret

Kryeministrja britanike Liz Truss, nuk është dashur të presë shumë për të parë anëtarët e partisë së saj konservatore, teksa i kundërvihen, pas vendimit për të shkarkuar ministrin e ekonomisë, Kwasi Kwarteng dhe shpalljes së një kthese të dytë në ndjekjen e politikave ekonomike, brenda pak javësh.

Reagimet kundër Truss, kanë ardhur edhe nga ish-ministra, të cilët kanë shërbyer për qeveri nga radhët e konservatorëve.

Një ish-ministër, në kushte anonimati, ka thënë për median shtetërore britanike BBC se “nuk mund të vazhdohet pambarimisht kështu”.

Një tjetër deputet nga radhët e konservatorëve, e cilësoi shtetin si “në gjendje dëshpërimi”.

Ndërsa, ka pasur po ashtu edhe palë mbështetëse për Truss, ku ligjvënësi Christopher Chope, ka thënë se koha do e tregojë nëse ajo e meriton pozitën e saj dhe të gjithë personat, të cilët duan ta rrëzojnë, i ka quajtur “hiena”.

Çfarë ka ndodhur konkretisht?

Kancelarja britanike, Liz Truss, ka konfirmuar se do të anulojë planin e saj për të hequr një rritje të taksës së korporatës dhe pranoi se mini-buxheti i qeverisë kishte shkuar “më shpejt dhe më tej” nga sa e prisnin.

E pyetur pse duhet të qëndrojë si kryeministre, ajo tha se është e vendosur të shohë atë që ka premtuar.

“Kam vepruar me vendosmëri sot sepse prioriteti im është sigurimi i stabilitetit ekonomik të vendit tonë”, deklaroi ajo në një konferencë për shtyp ditën e djeshme.

Më herët, Kwasi Kwarteng, konfirmoi se i është kërkuar “të tërhiqet” nga pozicioni i ministrit të Financave.

Ai, në një letër, shkruante se ka pranuar këtë kërkesë dhe se do ta japë dorëheqjen.

“Kur më kërkuat të shërbeja si kancelar juaj, unë e bëra këtë duke ditur plotësisht se situata me të cilën u përballëm ishte tepër e vështirë, me rritjen e normave globale të interesit dhe çmimet e energjisë. Megjithatë, vizioni juaj i optimizmit, rritjes dhe ndryshimit ishte i drejtë”.

Truss fitoi lidershipin e Partisë Konservatore muajin e kaluar duke premtuar shkurtime të mëdha taksash.

Yield-et e obligacioneve me afat të gjatë, të cilat bartën peshën kryesore të trazirave të tregut, tani janë brenda rreth gjysmë pikë përqindjeje nga nivelet maksimale 20-vjeçare që arritën të mërkurën, dhe nuk po kthehen më drejt niveleve të parë para 23 shtatorit.

Duke shtuar presionet e tregut, sondazhet tregojnë se mbështetja për Partinë Konservatore ka rënë, duke bërë që shumë kolegë të kërkojnë mënyra për ta detyruar Trussin të largohet nga detyra.

“Partisë i pëlqen ideja e politikanëve të parimeve dhe bindjeve, por qëndrimi në pushtet është gjithçka”, tha një burim i brendshëm i partisë për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit