-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elon Musk thotë se s’mund të paguajë më për internetin në Ukrainë

Kryesoret

Elon Musk ka thënë se firma e tij e raketave SpaceX nuk mund të vazhdojë pafundësisht të paguajë për shërbimin e internetit Starlink të Ukrainës.

Në shkurt, njeriu më i pasur në botë aktivizoi sistemin e internetit satelitor të kompanisë së tij në Ukrainë për të mbajtur ushtrinë dhe njerëzit e saj online. Por muajin e kaluar pronari i Tesla-s i kërkoi Pentagonit të financonte programin në vend të tij, sipas mediave amerikane.

Kohët e fundit ai provokoi zemërimin e Kievit duke i sugjeruar të lëshojë territor.

Starlink punon duke ofruar internet përmes një rrjeti satelitësh. Kjo ka rezultuar jetike për ushtrinë e Ukrainës teksa lufton për të rimarrë tokën ukrainase nga Rusia.

Por programi kushton 20 milionë dollarë në muaj për t’u mirëmbajtur, sipas Musk. Ai së fundmi tha se SpaceX kishte shpenzuar 80 milionë dollarë deri më tani për ta mbajtur Ukrainën me internet.

“Përveç terminaleve, ne duhet të krijojmë, lëshojmë, mirëmbajmë dhe rimbushim satelitët dhe stacionet tokësore”, shkroi ai në Twitter. “Ne gjithashtu na është dashur të mbrohemi kundër sulmeve kibernetike dhe bllokimit, të cilat po bëhen më të vështira”.

Zëvendëskryeministri i Ukrainës, Mykhailo Fedorov, tha se miliarderi është ndër donatorët më të mëdhenj privatë në botë që mbështesin Ukrainën. Një këshilltar presidencial ukrainas tha se Ukraina do të gjejë një zgjidhje për të mbajtur Starlink të funksionojë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit