Braziliani Ronaldo gjatë prezantimit të dokumentarit “El Fenomeno” ku rrëfen jetën e tij me kalvarin e mundimeve ka treguar se prej dy viteve të fundit ka shkuar në terapi psikologjike.
Gjithashtu 20 vjet pas Kupës së Botës së vitit 2002 të zhvilluar në Korenë e Jugut dhe Japoni, event të cilin e fitoi Brazili me Ronaldon si protagonist absolut, “Fenomeni” i çudit të gjithë duke kërkuar falje për një detaj jo të parëndësishëm: modelin e tij të flokëve.
Ajo prerje e veçantë e dy dekadave më parë, ndikoi te fansat e rinj të kohës, duke shkaktuar trondite në miliona familje.
“Nëna ime dhe miliona nëna në mbarë botën, të gjitha më urrejnë për këtë prerje flokësh! Edhe sot takoj njerëz që kishin një djalë që donte të njëjtën prerje flokësh. Më vjen keq! Me të vërtetë kërkoj falje për këtë!”
Fenomeni, megjithatë, zbuloi edhe arsyen pse ai vendosi të mbante atë model flokësh të çuditshëm gjatë gjithë kampionatit botëror. Sipas shokëve të skuadrës së “Seleçaos”, ajo prerje po i sillte fat Brazilit.