Në valën e protestave masive në Iran pas vrasjes nga policia të së resë vetëm se hoqi burkan, po qarkullojnë çdo ditë video të reja.
Në pamjet e bëra virale sëfundmi, një polic në Iran që ngacmon seksualisht një protestuese ndërsa përpiqeshin ta arrestonin atë, ka shkaktuar zemërim në mediat sociale.
Përdoruesit shprehën zemërim, me shumë thirrje për “drejtësi” dhe dorëheqjen e shefit të policisë. Disa përdorues pro-qeveritar dënuan gjithashtu autorët.
Pavarësisht bllokimeve në disa rrjete sociale, iranianët ende po arrijnë ta shpërndajnë videon. Vendi është tronditur nga trazirat më intensive në dekada.