Të paktën 40 minatorë kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë po trajtohen pas shpërthimit që ndodhi në një minierë qymyri në provincën Bartın në Turqinë veriore.
Në një deklaratë në lidhje me fatkeqësinë në minierën që ndodhet në rrethin Amasra, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se nga 11 të lënduarit, gjashtë po trajtihen në Stamboll dhe pesë në Bartın.
Shefi i Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës turke, Fahrettin Altun, tha se janë shpëtuar gjithsej 58 minatorë.
“Incidenti në minierën në Bartın po hetohet në të gjitha aspektet e tij dhe përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar”, njoftoi Altun.
Më herët, ministri i Energjisë Fatih Dönmez tha se gjetjet fillestare tregojnë se shpërthimi u shkaktua nga gazrat e ndezshëm.