-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irani kritikon Biden-in: Po ndërhyn në çështjet e brendshme shtetërore

Kryesoret

Irani ka kritikuar presidentin amerikan, Joe Biden, për shprehjen e mbështetjes për protestat që kanë tronditur vendin që kur një grua e re u vra në paraburgim nga policia iraniane.

Biden tha se ishte i befasuar nga guximi i njerëzve që dolën në rrugë në protestat në Iran.

“Dua të dini se ne qëndrojmë me qytetarët, gratë e guximshme të Iranit”, tha ai më 15 tetor.

Teherani tha se kjo përbën ndërhyrje në punët e brendshme të Iranit.

“Të shtunën… Biden ndërhyri në çështjet shtetërore të Iranit duke mbështetur trazirat… Në ditët e fundit, administrata e SHBA-së është përpjekur në mënyrë të dëshpëruar të nxitë trazirat në Iran me justifikime të ndryshme”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Nasser Kanaani, më 16 tetor.

Irani është tronditur nga protesta mbarëkombëtare – një nga sfidat më serioze për Qeverinë islamike që nga revolucioni i vitit 1979 – të shkaktuara nga vdekja në paraburgim e Mahsa Aminit më 16 shtator.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit