Sipas prestigjiozes britanike Dailymail disa trupa iraniane janë dërguar fshehurazi në vijën e frontit të Ukrainës për të ndihmuar në trajnimin e forcave të Moskës se si të operojnë dronët.
Pavarësisht mohimeve nga regjimi iranian se forcat e tyre po përfshihen në konflikt, trupat e IRGC thuhet se janë vendosur në Dzankoi në Krime dhe Kherson në jug, ku një ekip rus tashmë është shkatërruar.
Një burim ukrainas i tha gazetës: Të paktën një nga ekipet iraniane është goditur kohët e fundit dhe ata janë duke u gjurmuar në mënyrë aktive. Specialistët e IRGC-së po ndihmojnë Rusinë në sulmet e tyre të tmerrshme ndaj civilëve dhe sigurisht që ata janë në shënjestër.