Numri i fundit nga zjarri i së shtunës në burgun famëkeq Evin të Iranit, ku mbahen kriminelë dhe të burgosur politikë dhe aktivistë antiqeveritar, u njoftua nga autoritetet iraniane, me 4 të burgosur të vdekur dhe 61 të plagosur.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA raportoi përleshje midis të burgosurve dhe stafit abuziv në një krah të burgut.
Raportet e së shtunës mbrëma folën edhe për të shtëna armësh që po dëgjoheshin në Repartin 7 të burgut famëkeq.
Një burim i paidentifikuar i cituar nga agjencia iraniane e lajmeve Tasnim pohoi se “nuk ka pasur përfshirje në përleshjet e asnjë të burgosuri politik pasi reparti i tyre është larg atyre me hajdutë dhe të dënuar për krime financiare”.