-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Katar, rriten çmimet para Botërorit të vitit 2022

Kryesoret

Pronarët e  hoteleve të Katarit, kanë dëbuar një numër në rritje të qiramarrësve kryesisht të huaj, me një njoftim të bërë vetëm disa ditë përpara për qiramarrësit.

Si shkak i këtyre i dëbimeve janë bërë fitimet që pritet të sjellë turneu i Kupës së Botës.

Më shumë se 1 milionë tifozë të futbollit pritet të zbresin në kryeqytetin Doha përgjatë turneut nëntor-dhjetor të këtij viti.

“Pronarët i kanë rritur qiratë, nuk tregojnë keqardhje e tregu dominohet nga lakmia”, tha një përfaqësues i një kompanie imobilare .

Reem, një nga të huajat që punon në një nga kompanitë e mëdha të Katarit, iu tha se kishte vetëm një javë kohë për t’u larguar nga banesa.

Në një prononcim për agjencinë franceze të lajme, “AFP”-në ajo thotë se pronari i bllokut donte që dhjetëra apartamente të boshatiseshin nga punonjësit e kompanisë për t’iu dhënë tifozëve.

Kompania ka zhvendosur Reem dhe punonjësit e tjerë përkohësisht në hotel deri para fillimit të turneut. Më pas  ata do zhvendosen në apartamente te përkohshme.

Qiramarrësit e tjerë në Doha në një prononcim për “AFP”-në, thanë se ishin të detyruar të zgjidhnin mes qirasë ose largimit.

Pronat në kullën ku jetonte dikur Reem, reklamohen në agjencinë turistike online gjermane për shifrën 1 mijë e 700 dollarë nata, me një qëndrim minimal prej 14 ditësh.

Dy vite përpara shifra e apartamentit kapte vlerën e 2 mijë e 500 dollarëve për një natë.

Shumica e turistëve do të qëndrojnë në hotele, apartamente, anije turistike e kampe të shkretëtirës të rezervuara përmes portalit zyrtar të Kupës së Botës.

Qeveria e Katarit pranoi se kishte kërkesa në rritje për akomodime gjatë Botërorit  të 2022-it, duke premtuar një strehim të mjaftueshëm për tifozët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit