Ambasada kineze në Kiev u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që aktualisht banojnë në Ukrainë që të evakuohen.
Në njoftim shtohet se ambasada kineze do të ndihmojë në organizimin e evakuimit të njerëzve në nevojë.
Ditët e fundit, Pekini i kishte kërkuar tashmë bashkatdhetarët që të kërkonin strehim dhe të merrnin furnizime emergjente pas sulmeve me raketa të nisura nga Rusia.
Selia diplomatike në Kiev kishte rekomanduar largimin e qytetarëve kinezë sapo të krijohen kushtet për ta bërë këtë në siguri dhe kishte shprehur shqetësim për zhvillimet e luftës.