Ka përfunduar takimi i Silvio Berlusconit me Giorgia Melonin. Takimi u zhvillua në Romë
Në një komunikatë për shtyp, partia Adelfia e Italisë dhe Forza Italia u shprehën se do të punojnë për ti ofruar Italisë në qeveri të fortë
“Takimi u zhvillua me synime të përbashkëta dhe në një atmosferë pozitive të bashkëpunimit maksimal. Vëllezërit e Italisë dhe Forza Italia do të paraqiten së bashku me pjesën tjetër të forcave tona të aleancës, në konsultimet e ardhshme me presidentin e republikës, Sergio Mattarella, dhe po punojnë për t’i ofruar Italisë, sa më shpejt të jetë e mundur, një qeveri të fortë, të bashkuar dhe të një standardi të lartë, i cili duhet të fillojë menjëherë punën për të adresuar të gjitha nevojat urgjente. Meloni dhe Berlusconi trajtuan çështjet më urgjente ekonomike, duke filluar me rritjen e kostove të energjisë. Një temë e cila ndër të tjera do të jetë në qendër të Samitit të ardhshëm Evropian”, ka njoftuar zyra e Berlusconit.