Qeveria ukrainase dhe autoritetet e mbështetura nga Rusia në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore liruan të hënën më shumë se 100 të burgosur në një shkëmbim.
Pala e mbështetur nga Rusia liroi 108 gra ukrainase, ushtarake dhe civile, sipas Shtabit Koordinues të Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës. Në mesin e ukrainasve të liruar janë pjesëtarë të Forcave të Armatosura, ushtarake të Marinës, Gardës Kombëtare dhe Gardës Kufitare. Autoritetet e mbështetura nga Rusia liruan gjithashtu 12 civilë ukrainas.
“Ishte një shkëmbim shumë nervoz,” tha në Telegram Andrii Yermak, kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës.
Ndërkohë, qeveria ukrainase liroi 110 persona, mes tyre 80 marinarë civilë dhe 30 ushtarakë që shërbejnë në emër të Rusisë, sipas Denis Pushilin, udhëheqësi i mbështetur nga Rusia në rajonin e Donjeckut të Ukrainës, të cilin Rusia tani pretendon se është pjesë e vendit të saj.