-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Media pranë Brukselit: Çekia firmos memon, kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë

Kryesoret

Në kohën kur Komisioni Evropian në progres-raportin e radhës, e bëri të qartë se Shqipëria rrezikon rikthimin e vizave nëse qeveria çon përpara nismën e Pasaportave të Arta, një rrezik tjetër shfaqet në sfond.

Portali i njohur i Brukselit, EuObserver, shkruan se Çekia ka shpërndarë një memo, ku paralajmëron mundësinë e pezullimit të lëvizjes së lirë me Shqipërinë dhe Serbinë. Shkak është bërë rritja e numrit të kubanëve, indianëve dhe turqve që po vijnë përmes Shqipërisë dhe Serbisë për të kërkuar azil në BE.

Në memon e brendshme, e cila është parë nga EuObserver, thuhet se Shqipëria dhe Serbia nuk e kanë përafruar kurrë plotësisht listën e tyre të heqjes së vizave me standardet e BE-së, pavarësisht se gëzojnë të drejtën e lëvizjes pa viza në bllok.

“Kjo ka kontribuar në rritjen e numrit të emigrantëve të parregullt që hyjnë në BE përmes kësaj rruge,” bëri të ditur presidenca çeke.

Memo thotë se numri i shtetasve nga Turqia, Tunizia, India, Kuba, Burundi, etj, që futen nga ajri përmes Serbisë dhe Shqipërisë për në BE, ka njohur një rritje të jashtëzakonshme. Në memo thuhet se duhet shtuar presioni diplomatik ndaj Shqipërisë dhe Serbisë për të zgjidhur këtë çështje.

Praga thotë se, në rast të kundërt, do propozojë pezullimin e lëvizjes së lirë me Shqipërinë dhe Serbinë. Para dy ditësh, e pyetur për mundësinë e rikthimit të vizave me Shqipërinë, diplomatja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann, tha se kjo mbetet në dorë të shteteve të caktuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit