-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një tjetër shtet heq “dorë” nga Eurovizioni

Kryesoret

Mali i Zi nuk do të konkurrojnë në Eurovizion-in e vitit të ardhshëm për shkak të shpenzimeve të pjesëmarrjes në festivalin e madh muzikor. Transmetuesit paguajnë një tarifë për të marrë pjesë në konkurs, por shuma ndryshon në varësi të madhësisë së vendit.

Disa vendeve iu është kërkuar të paguajnë më shumë pasi Rusia u ndalua të marrë pjesë në konkurs. Rusia, një kontribuues i madh financiar, u përjashtua nga konkursi i këtij viti pasi pushtoi Ukrainën.

“Përveç kostove të konsiderueshme të tarifave të regjistrimit, si dhe kostos së qëndrimit në Britaninë e Madhe – ne u përballëm edhe me mungesë interesi nga sponsorët, ndaj vendosëm t’i drejtojmë burimet ekzistuese për financimin e projekteve kombëtare aktuale dhe të planifikuara”, informoi transmetuesi publik i Malit të Zi, RTCG.

Kostoja totale për të gjithë transmetuesit e përfshirë për të hyrë zakonisht shkon deri në rreth 5 milion paund, por saktësisht se sa paguan secili pjesëmarrës nuk bëhet publike. Kuptohet gjithashtu se disa vende të tjera konsiderohen të tërhiqen si rezultat i kostos shtesë.

Maqedonia njoftoi së fundmi që nuk do të merrte pjesë në Eurovision.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit