-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tradhtia e dytë/ Spiuni ishte brenda! Si e shpëtoi polici vrasësin

Kryesoret

Rasti i dytë tronditës në policinë e shtetit brenda pak kohësh. Operacioni për kapjen e Talo Çelës në Cërrik pak ditë më parë dështoi.

FNSH shkoi “rrufe” në mes të natës në fshatin Dëshiran në kërkim të gjurmëve të Talo Çelës, por dolën sërish huq duke gjetur vetëm një arsenal të madh armësh dhe sasi të konsiderueshme parash.

Talo Çela nuk ishte, po ashtu ishin zhdukur edhe një shumë prej gati 100 mijë paund në banesën e Aqif Bezatit.

Dyshimet janë se janë hequr nga shtëpia nga një efektiv policie për të cilin Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një hetim ndaj tij.

Veli Deliu sot u lirua nga qelia, por shoku i tij Aqif Bezati, që dyshohet se është mik i Talo Çelës është në burg.

Ky është rasti i dytë që trondit policinë brenda pak kohësh pas atij të Ervis Martinajt.

Jeton Lami, efektivi i policisë që është arrestuar pasi në vend që ta arrestonte Ervis Martinajn e shëtiste me makinë duke e hequr nga duart e drejtësisë.

Edhe në rastin e Cërrikut spiuni ishte brenda policisë dhe nuk përjashtohet mundësia që Talo Çela të ketë qenë aty i fshehur dhe të jetë larguar pak minuta para se të zbarkonte FNSH.

Talo Çela është një personazh i kërkuar nga drejtësia dhe akuzuar për disa vrasje, bazuar te dëshmitë që ka dhënë Nuredin Dumani, miku që iu kthye në armik dhe tentoi ta vriste.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit