14 punonjës policie dhe civilë janë arrestuar në doganën e Krystallopigjisë, që është e palës greke në Kapshticë.
Akuzat që janë ngritur tyre janë për organizatë kriminale, falsifikim të rëndë dhe vepra të tjera penale.
Gjithashtu operacioni është shtrirë edhe në disa shtëpi për kontroll në Follorinë për të mbledhur prova shtesë.
Operacioni është zhvilluar mëngjesin e së hënës dhe sipas informacioneve të medieve greke janë sekuestruar para dhe pasaporta false.
Operacioni kulmoi pas monitorimit dhe përgjimit të telefonave të të përfshirëve, nga të cilët janë regjistruar biseda inkriminuese.
A janë të përfshirë doganierë shqiptarë? Për momentin ende nuk ka asnjë lëvizje nga policia shqiptare.