Suedia ka refuzuar planet për të ngritur një ekip zyrtar të përbashkët hetimor me Danimarkën dhe Gjermaninë për të shqyrtuar këputjet e fundit të tubacioneve Nord Stream 1 dhe 2, tha një prokuror suedez që hetonte rrjedhjet.
Mats Ljungqvist, prokurori i përfshirë në hetimin penal të Suedisë për rrjedhjet e Nord Stream në zonën ekonomike suedeze, tha se Suedia tashmë po bashkëpunonte me Danimarkën dhe Gjermaninë për këtë çështje.
Ai tha se Suedia kishte refuzuar propozimin për një Ekip të Përbashkët Hetimor (EPH) nga agjencia e bashkëpunimit gjyqësor Eurojust sepse një hetim i tillë i përbashkët do të përfshinte marrëveshje ligjore sipas të cilave Suedia do të duhej të ndante informacion nga hetimi i saj që i konsideronte konfidenciale.
“Kjo për shkak se ka informacione në hetimin tonë që i nënshtrohet konfidencialitetit të lidhur drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare,” tha Ljungqvist