-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla: Deri në fund të muajit s’do kemi targa ilegale

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,ka deklaruar se zbatimi i marrëveshjes për targat do të ndodhë shumë më shpejt seç parashikohet.

“Çështja e targave por edhe pengesa të ndryshme që shteti i Serbisë i vendos Kosovës tash më duhet të jenë e kaluar.

Në raport me targat unë besoj që në fund të këtij muaji do të kemi një situatë ku nuk do të kemi targa ilegale dhe do të kalojmë tek zgjidhja e problemeve të tjera ky nuk është problem i vetëm që ne kemi as si Kosovë por as në raport me Serbinë”, tha Sveçla për A2 CNN.

Ai ka shtuar se Serbia është duke u munduar të ndikojë përmes strukturave ekstremiste në Kosovë.

“Është e qartë që Vuçiç, përmes ndikimit të tij destruktiv në Kosovë përmes strukturave ekstremiste, të cilët janë edhe të armatosura të cilët janë edhe të organizuar por edhe të financuar nga Vuçiç dhe qeveria e tij po mundohet që të minoj çdo proces të shtetndërtimit”.

Teksa. i pyetur se a është duke pritur një situatë të tensionuar më 31 tetor ka deklaruar se Kosova është e mbrojtur në të gjitha aspektet e sigurisë.

“Unë besoj që institucionet e sigurisë së Kosovës për çdo ditë janë më të fuqishme ne të njëjtën kohë ne kemi edhe mbështetjen e aleatëve tonë edhe misioni i BE-së që njihet si EULEX ka rritur prezencën në Veri kështu që nuk ka asnjë indikacion që mund të ketë ndonjë telashe”.

Sa i përket liberalizimit të vizave, ai u shpreh se jo vetëm Franca, por të gjitha shtetet e tjera kanë një qëndrim pozitiv për këtë çështje, e për këtë takimet do të vijojnë së shpejti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit