-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debat për “Dosjet”! Alibeaj: Jeni pjellë e komunizmit! PS: Mos u bëni heronj! Ndërpritet mbledhja (VIDEO)

Kryesoret

Komisioni i Ligjeve është përfshirë sot nga debati i fortë mes shumicës dhe opozitës për hapjen e dosjeve. PS në parim është shprehur pro nismës së Enkelejd Alibeajt. Por debati nisi në pikën që Alibeaj kërkon që dosjet të hapen për të gjithë dhe informacioni të publikohet edhe nëse pala e prekur nga regjimi asokohe nuk e kërkon. Këtu hasi në kundërshtinë e socialistëve që e rrëzuan këtë kërkesë. Kaq mjaftoi për të kaluar në sharje dhe ofendime. Mbledhja u ndërpre për herë të dytë brenda pak minutave.

Debati në komisionin e Ligjeve.

Nuk miratohet amendamenti (lexo këtu) i Enkelejd Alibeajt. Shumica e rrëzon

Enkelejd Alibeaj kërkon fjalën

Bushka: Duro se jam në shpjegim. Zoti Alibeaj, ju lutem qetësohuni. Ju lutëm te jeni të ftohtë.

Alibeaj: Zvarritjet tregojnë qëndrimin politik dhe asgjë më shumë sesa fytyrën e vërtetë të mazhorancës. Ju me këtë votim, që sapo bëtë duke hedhur poshtë amendamentin për hapjen e dosjeve, i mbyllët dosjet. Treguat fytyrën e vërtetë, të 30 viteve që dosjet duhen mbajtur mbyllur, se edhe në politikë mbahen ca njerëz lidhur për këmbësh. Asgjë më shumë dhe as më pak sesa kërkoni të instrumentanizoni edhe Autoritetin e Hapjes së dosjeve.

Bushka: Ju lutem jo politikë

Alibeaj: Jam i qetë, o Klotilda.

Bushka: Ju lutem, mos na paragjykoni.

Alibeaj: Unë jam duke ju gjykuar dhe jo paragjykuar.

Bushka: Saktësohuni. Nuk është kundër, por duke diskutuar në nen tjetër.

Alibeaj: Qefalia abstenoi, të tjerët ishin kundër. Sikur po kërkoni të mbroni viktimat e sigurimit të shtetit, se duke u hapur dosjet gërryen plagë të vjetra? Ju që jeni pjellë të partisë së punës, shkaktar të bindjeve dhe autor të sigurimit të shtetit. Ju jeni duke menduar për dhimbjet e atyre njerëzve, pasi ua shkaktuat për 40 vite me radhë.

Bushka: Ndërpritet fjala

Alibeaj: Jeni si sigurimi i shtetit, të hiqni edhe fjalën.

Bushka: Ju jeni duke manipuluar. Nismën nuk po e hedhim poshtë, por thamë që nuk do ta bëjmë në këtë nen, por tjetrin.

Alibeaj: Ju votuat kundër, që të mos hapen dosjet e sigurimit.

Bushka: Mos u bëni heronj këtu

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit