Gazeta suedeze “Expressen” ka publikuar pamjet e para nga vendi ku ndodhën shpërthimet të cilat kanë përshkallëzuar konfliktin gjeopolitik mes Rusisë dhe Perëndimit.
Në fund, 80 metra nën sipërfaqen e Detit Baltik, Expressen filmoi tubacionet e gazit të këputur në Nord Stream 1.
Kamera nënujore dokumentoi çarje të gjata në shtratin e detit përpara se të arrinte në tubin e çelikut të përforcuar me beton të shkërmoqur nga sabotimi i dyshuar.
Të paktën pesëdhjetë metra nga linja e gazit duket se mungojnë pas shpërthimit, i cili ishte 2.3 ballë i shkallës Rihter.
Intriga më e madhe e Baltikut.
Sabotimi i dy linjave të gazsjellësit Rusi-Gjermani që ndodhi në fund të shtatorit.
Tashmë kanë kaluar disa ditë dhe e vetmja gjë, që mund të bëhet janë pyetjet.
E dimë që, deti po i ruan sekretet tani për tani, duke lënë vend për spekulime pa mundur të japë një përgjigje të saktë.
Duhet kohë.
Në fund të fundit, goditjet si kjo janë perfekte për t’u “mohuar” nga ata që i kanë bërë.
Shpërthimet
Tubacionet – vetëm një funksional, por të dy plot me gaz – dolën jashtë përdorimit nga shpërthimet në jug të ishullit danez të Bornholm-it, në ujërat ndërkombëtare.
Fillimisht ishte Nord Stream 2, pastaj Nord Stream 1, me një interval prej rreth 17 orësh.
Katër rrjedhje me një humbje të mëvonshme të presionit në një thellësi prej 70-90 metrash.
Ngjarjet u regjistruan nga sizmografët suedezë dhe aparatet mbrojtëse të vendeve të rajonit, tashmë të alarmuara nga tensionet e lidhura me konfliktin në Ukrainë.