-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e trafikimit të njerëzve, Kurti: Nga viti 2021 janë arrestuar 353 persona

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të martë ka marrë pjesë në shënimin e Ditës kundër Trafikimit me Njerëz.

Kurti bëri të ditur se që nga viti 2021 e deri më sot, për veprat penale të kësaj natyre janë arrestuar 353 persona të dyshuar dhe ja ngritur 128 kallëzime penale ndaj 257 personave të përfshirë.

I pari i ekzekutivit duke bërë thirrje për më shumë punë me qëllim të luftimit, parandalimit e në veçanti mbrojtjes së viktimave të trafikimit me qenie njerëzore, ka dhënë edhe disa shifra për trafikim me njerëz duke bërë të ditur se për periudhën e njëjtë janë arrestuar 68 persona janë ngritur 31 kallëzime penale ndaj 80 personave të përfshirë.

Ai më shtoi më tej se vetëm këtë vit në Kosovë janë shënuar 15 viktima të trafikimit, 14 prej të cilave janë vajza, ku 11 janë të mitura.

“Si numra mund të mos duken shumë, por pas këtyre numrave kemi emra e mbiemra, kryesisht fëmijë. Prandaj luftimi i këtij krimi është urgjent e i domosdoshëm”.

“Eliminimi është i vështirë por angazhimi i qeverisë është që të bëjë përpjekje maksimale në plotësimin e standardeve që kërkohen në fushën e luftimit të trafikimi me qenie njerëzore”, është shprehur Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit