Deputetja e PD-së, Grida Duma ka dalë nga mbledhja e grupit parlamentar i demokratëve.
Ajo është shprehur se diskutimet po shkojnë mirë dhe do të bashkohen, pasi sipas saj kishte një frymë bashkëpunuese.
“Sot diskutimi na dërgoi në krijimin e një bashkësie.
Që jemi PD dhe diskuton për Primare jam krenare. Listat duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Nuk duhet të kandidojnë njerëz me lista të mbyllura,” është shprehur Duma e pyetur për nismën e PD-së.
Për sa i përket fakti që Duma u largua nga mbledhja, ajo u shpreh se kishte një takim me përfaqësuesit e OSBE-së.