Ermonela Jaho është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Lajmin e keq e ka dhënë vet sopranoja përmes një postimi në Instagram, ku ka deklaruar se anulon edhe dy koncerte në Oviedo dhe Bilbao në Spanjë.
“Dua te shpreh me gjithe sinqeritet, nga thellesia e shpirtit, trishtimin e madh qe ndjej tani qe detyrohem te anulloj dy koncertet e mia ne Oviedo dhe Bilbao per arsye te pashmangshme shendetesore. Spanja është një vend për të cilin ndjej një dashuri të madhe dhe më bëri iluzion të veçantë për të qenë në gjendje të transmetoj në një mënyrë kaq të afërt, përmes muzikës, të gjithë afeksionin që ndjej për publikun tuaj, që me këto fjalë ju kërkoj falje dhe vlerësoj shumë ndernë këmbë.
Ne te njejten menyre dua te falenderoj edhe mbeshtetjen qe kam ndjere perballe kesaj situate te veshtire nga keto dy Teatro te medhenj per te cilet ndjej shume respekt. Oviedo Filarmonia, Tetro Arriaga Antzokia. Faleminderit me gjithe zemer dhe shpresoj te kem mundesi te te perqafoj shume shpejt ne Spanje, nje vend ku ndihem si ne shtepine time.”- shkruan ajo.