-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analiza e REL:Dronët iranianë për Rusinë shkelin sanksionet

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se pajtohen me aleatët perëndimorë që Irani e ka furnizuar Rusinë me dronë shpërthyes, duke shkelur sanksionet e Kombeve të Bashkuara. Kievi është goditur me të ashtuquajturit “dronë kamikazë” më 17 tetor, të cilët janë lëshuar nga Rusia, mirëpo besohet se janë prodhuar nga Irani.

Për sulme të reja është raportuar në Ukrainë edhe më 18 tetor, duke shënjestruar infrastrukturën kritike të energjisë. Ende nuk dihet nëse dronët kamikazë janë përdorur edhe për sulmet e së martës. Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se pajtohet me vlerësimet franceze dhe britanike që dronët shkelin rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kjo rezolutë, e lidhur me marrëveshjen bërthamore të Iranit, ua ndalon iranianëve transferimin e disa pajisjeve teknologjike ushtarake. Ukraina ka identifikuar dronët si armë iraniane, Shahaed-136. Ata quhen dronë kamikazë pasi dy pilotë ushtarakë japonezë kanë kryer misione vetëvrasëse në Luftën e Dytë Botërore. Këta dronë shpesh nisen në grup dhe vështirë vërehen përmes radarit. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Irani ka planifikuar që të dërgojë qindra dronë të tillë në Rusi dhe se secili kushton 20.000 dollarë.

Edhe Ukraina ka përdorur “dronë kamimazë” – përfshirë një model të prodhuar nga Shtetet e Bashkuara.

“Ne besojmë se këta dronë, që janë transferuar nga Irani në Rusia, dhe janë përdorur nga Rusia në Ukrainë, janë në mesin e armëve që do të mbesin nën embargo sipas rezolutës 2231”, ka thënë, Vedant Patel, nga Departamneti amerikan i Shtetit. /REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit