Kryeministrja britanike Liz Truss ka kërkuar ndjesë për planin e saj anti-krizë. Truss këmbënguli se ajo do t’i udhëheqë konservatorët në zgjedhjet e përgjithshme të radhës, pavarësisht pakënaqësive ndaj saj dhe nismave për rrëzimin e Truss nga Partia Konservatore.
“Posti im njëmujor nuk ka qenë perfekt, por ne i kemi ndrequr gabimet. Unë mbetem e përkushtuar ndaj vizionit tim, por ne do të duhet ta realizojmë atë në një mënyrë tjetër. Na vjen keq për gabimet që bëmë,” tha ajo.
Ajo tha se mbetet e përkushtuar ndaj një takse të ulët, por aktualisht prioriteti ishte ruajtja e stabilitetit ekonomik.
Ekspertët thanë se ndjesa kryeministres pas disa javësh të fajësimit të të gjithë të tjerëve nuk do të zhbëjë dëmin e shkaktuar nga mini-buxheti i saj.