-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kalon Vetingun një tjetër gjyqtare e GJKKO, nga sot pjesë e strukturës edhe Elsa Ulliri

Kryesoret

Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i është shtuar një tjetër gjyqtare. Pasi kaloi me sukses Vetingun në muajin qershor të këtij viti, gjyqtarja Elsa Ulliri do të jetë pjesë e kësaj strukture e cila është ngritur vitet e fundit.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen e zhvilluar pak ditë më parë. Me delegimin e Elsa Ullirit Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar bëhet me 9 gjyqtare, ndërsa në organike janë 16 të tillë.

Ndërkohë Elsa Ulliri është një gjyqtare me mjaft eksperiencë në sistemin e drejtësisë. Ajo ka përfunduar shkollën e magjistraturës në vitin 2014-të, ndërsa stazhin profesional e ka kryer në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas në vitin 2015-të është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Për tre vite Elsa Ulliri ka mbajtur detyrën e zëvendëskryetares të kësaj gjykate, ndërsa ajo ka gjykuar çështje të rëndësishme gjatë ushtrimit të detyrës së saj në Lezhë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit