E ndërsa bojkoti dhe protesta vazhdon, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Rektorët e Universiteteve Publike dhe Jopublike për të diskutuar mbi procesin e rankimit të institucioneve të arsimit të lartë. Kreu i qeverisë foli për ligjshmërinë dhe cilësinë e arsimit në këto universitete. Ai u foli rektorëve për rrugët e reja si mund të përfitojnë pedagogët duke mos qenë të varur vetëm te pagat.
“Dua t’ju bëj me dije se, sikur e kishim diskutuar me rektorët për takimin e Pragës. Universiteti i Tiranës e ka rritur numrin e përfituesve nga më pak se 50 përfitues në më shumë se 400.
Dhe më shumë se 400 pedagogë, nga këto financime, do të thotë, pak më shumë se gjysma e të gjithë numrit të pedagogëve të universitetit. Kjo është diçka e jashtëzakonshme. Është impakti i lidershipit të ri të universitetit të Tiranës dhe qasjes së re” tha ai.