Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Gjirokastër. Një grua është mbyllur nga burri në banesë. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash ne Pazarin Karakteristik te Gjirokastres ne banesen dy-kateshe ku kryefamiljari me probleme mendore Artur Puleri ka mbyllur ne shtepi bashkeshorten e tij Ruzhdije Puleri.
Gruaja e izoluar dhe ne prag paniku dhe asfiksie, ka lajmeruar policine e cila ka ardhur se bashku me forcat zjarrefikese. Policia ka nderhyre ne kohe se bashku me zjarrefikesit te cilet kane arritur te lirojne gruan nga izolimi i bashkeshortit duke shqyer deren.
Nderkaq kryefamiljari Artur Puleri eshte shoqeruar nga policia drejt spitalit per te marre ndihmen e menjehershme. Me pas pritet izolimi i tij ne spitalin psikiatrik.