-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbi 500 persona të lidhur me Gulenët janë arrestuar

Kryesoret

Autoritetet në Turqi njoftuan sot arrestimin e më shumë se 500 personave të dyshuar për lidhje me predikuesin mysliman Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e përpjekjes për grusht shteti të vitit 2016.

“Janë lëshuar 704 urdhër-arreste dhe 543 persona janë arrestuar,” Ministri i Brendshëm turk Sulejman.

Operacioni, i kryer në 59 nga 81 provincat e Turqisë, kishte në shënjestër strukturën financiare të “organizatës terroriste FETO”, një akronim që Ankaraja përdor për të përshkruar rrjetin Gylen.

Të dyshuarit e arrestuar sot akuzohen për marrjen ose rishpërndarjen e parave të dërguara nga jashtë nga mbështetësit e Gylenit, i cili jeton në mërgim të vetë-imponuar në SHBA.

Dikur një aleat i çmuar i Erdoganit, Fethullah Gulen u akuzua nga autoritetet turke për përhapjen e akuzave për korrupsion që synonin qeverinë në dhjetor 2013, kur Erdogan ishte ende kryeministër.

Gulen, 81 vjeç, konsiderohet nga presidenti Erdogan si organizatori i përpjekjes për grusht shteti të korrikut 2016 .

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit