-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministrja gjermane: Duhet të bëjmë kujdes në marrëdhëniet me Kinën

Kryesoret

Gjermania nuk duhet të bëjë me Kinën gabimet që i ka bërë në marrëdhëniet me Rusinë në vitet e fundit, ka thënë ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Ajo ka thënë se Gjermania duhet të përballet me “konkurrencën e sistemeve” mes shteteve që besojnë në ligjin ndërkombëtar dhe regjimet autoritare.

“Ne duhet të mësojmë nga gabimet e politikës sonë ndaj Rusisë në dekadat e fundit”, ka thënë Baerbock në një forum për politikë të jashtme në Berlin.

“E them shumë qartë se varësia e njëanshme ekonomike na ekspozon ndaj shtantazhit politik”.

“Sa i përket Rusisë kjo gjë është e kryer”, ka thënë Baerbock, duke e pranuar se Gjermania ka injoruar paralajmërimet e partnerëve nga lindja e Evropës për varësinë ndaj energjisë ruse.

“Ne duhet të sigurohemi që të mos bëjmë më atë gabim, dhe kjo nënkupton që duhet ta kemi edhe më shumë parasysh këtë fakt në politikat tona drejt Kinës”.

Ajo ka përmendur se “strategjia për siguri kombëtare” është duke u hartuar nga Qeveria e kancelarit, Olaf Scholz dhe ajo do të përfshijë strategjinë e Gjermanisë me Kinën.

Në dy dekadat e fundit, qeveritë gjermane kanë rritur lidhjet ekonomike me Rusinë – sidomos në sektorin e energjisë, pavarësisht kritikave nga lindja e Evropës për gazsjellësit që dërgojnë gazin rus nga Rusia drejtpërdrejt në Gjermani.

Pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, autoritetet gjermane janë duke tentuar që sa më shumë të ulin varësinë nga energjia ruse./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit