-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja u tërhoq! Kush është i forti i Elbasanit që porosi vrasjen e shefit?

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme tërhoqi nga gjyqi aktet për dosjen e Erion Alibejt për arsye të hetimeve që po vijojnë dhe janë zgjeruar pas dëshmive të Nuredin Dumanit. I penduari i drejtësisë e përfshiu Alibejn, që ndodhet në burg edhe në disa episode të tjera kriminale në Elbasan.

Erion Alibej dyshohet të jetë porositësi i vrasjes së efektivit Krenar Guçe, i cili ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit të vrasjeve në Policinë e Elbasanit në vitet 2019-2020, teksa aktualisht është me detyrë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si specialist.

Fotografia e tij u gjet në telefonin e Nuredin Dumanit, i cili në dëshminë e tij ka treguar një listë me emra dhe foto që prisnin të ekzekutoheshin.

Erion Alibeaj kishte vendosur të hakmerrej ndaj çdo personi që kishte marrë pjesë në ngjarjen e rëndë të Bradasheshit, ku ai humbi vëllanë, xhaxhanë dhe një mikun e tij, shtetas turk. Masakra me 3 viktima solli një sërë vrasjesh.

Dëshmia e një të riu të marrë nga oficeri Krenar Guçe hodhi dritë mbi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Renis Runajt, të kryera në hark të shkurtër kohor. U zbuluan edhe 2 ngjarje të tjera me katër viktima në Durrës që dolën në dritë falë dëshmitarit Klevis Alla.

Ai zbuloi detaje për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës ndërsa për atentatin ndaj Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës nxori emrin e Altin Ndocit si dhe lidhjet me Nuredin Dumanin, Talo Çelën dhe Euglen Halilin. Sipas tij, porositësi ka qenë Erion Alibej, i cili u vu në pranga nga policia falë kësaj dëshmie.

Erion Alibej mësoi se cili prej efektivëve mori dëshminë që çoi pas hekurave dhe 2 persona të tjerë. Për këtë arsye dyshohet se vendosi të kërkojë ekzekutimin e tij dhe i dërgoi Dumanit fotografinë e efektivit Guçe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit