Zgjati më shumë se një orë takimi i parë mes dy deputetëve të PD-së, Edi Paloka nga grupi i Sali Berishës dhe Gazment Bardhit nga krahu i Enkelejd Alibeajt.
Biseda u zhvillua në një lokal përballë parlamentit. Jo pa qëllim vendi u zgjodh neutral duke përjashtuar selinë blu.
Por cfarë u arrit? Gazment Bardhi nuk pranoi që të fliste për mediat. “Bisedimet vazhdojnë” tha ai duke u larguar.
Më optimist ishte Paloka kur tha se “ka vullnet të përbashkët për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhje”.
Takimi erdhi një javë pasi Grupi Parlamentar i PD, i drejtuar nga Alibeaj iu përgjigj thirrjes së kryedemokratit Berisha për të bashkëpunuar e për të dalë në zgjedhje me një kandidat.