-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pedagogët në “sitë”, Berisha: Ramës do t’ia bëjmë vettingun në Surrel

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha në një takim me pedagogët dhe akademikët i është kundërpërgjigjur Edi Ramës, i cili deklaroi se pedagogët do ti nënshtrohen vettingut.

Berisha është shprehur se Rama është i pari që duhet të kalojë në vetting pasi e mori detyrën së bashku me sarajet në Surrel.

Do t’ia bëjmë ne vettingun e Surrelit atij, sepse e mori detyrën e kryeministrit me saraje. Do t’ia bëjmë vettingun pa asnjë diskutim. Flet ky për pedagogët, bën moral. Ka firmosur qindra miliona euro vetëm për xhepin e tij dhe të grupit kriminal me të cilin i ka ndarë ato. Nuk ka kryeministër në botë që mund t’i lejojë vetes të blejë një instalacion 4 milionë euro se i pëlqen të qetësojë xhepin dhe sytë. Nuk ka kryeministër si ky që shëtit me avion ën dispozicion, 150-300 mijë euro udhëtimi. Ky tani do të shesë moral. Unë vlerësoj shumë përpjekjet e sindikatës për të mbrojtur interesat tuaja, por i bëj thirrje mjekëve të frymëzohen nga shembulli juaj. Ju po protestoni të shpëtoni universitetet sepse janë në rrënim,” është shprehur Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit