-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i BE-së për Kosovën, Bislimi: Ndër më të mirët në rajon

Kryesoret

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2022, është ndër më të mirët ndonjëherë për Kosovën dhe ndër më të mirët në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Bislimi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në diskutimin e tij në kuadër të diskutimit në tryezën “Agjenda Evropiane 2022” ka folur  mbi të arriturat e evidentuara në raportin për vendin 2022 të Komisionit Evropian.

Duka folur për Raportin e progresit të Komisionit Evropian, Bislimi ka thënë se “raporti fillon me theksimin e stabilitetit politik”.

“Tregon se Qeveria është gjetur e përgatitur për të përballuar më së miri situatat të cilat kanë ardhur si ndikim nga jashtë. Raporti tregon edhe se Qeveria ka patur qasje të mirë dhe ka treguar maturitet fiskal në këto periudha, për t’i rezistuar masave populiste, ku raporti i Komisionit Evropian evidenton si shembull rastin e tërheqjes së trustit”, ka shkruar Bislimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit