-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rolls-Royce prodhon makinë e parë elektrike

Kryesoret

Rolls-Royce ka njoftuar se do të nisë vitin e ardhshëm prodhimin e makinës së parë elektrike.

“Ky është një hap i rëndësishëm për ne, pasi synojmë që të kalojmë në prodhimin e makinave vetëm elektrike brenda vitit 2023”, tha shefi ekzekutiv i Rolls-Royce Torsten Müller-Ötvös.

“Kështu që duam të sigurohemi që kjo makinë të ketë gjithçka perfekte”. Modeli është bazuar te Silver Ghost, një makinë e prodhuar nga Rolls-Royce në vitin 1906 dhe që e ngjiti kompaninë në majën e prodhimit të makinave cilësore.

Makina peshon rreth 3000 kilogramë, por falë dy motorëve elektrikë arrin deri në 557 kuaj fuqi dhe do të mund të shkojë nga 0 në 100 kmh në 4,4 sekonda. Me një karikim të plotë të baterisë makina do të mund të përshkojë plot 418 kilometra distancë. Çmimi i makinës nuk është caktuar ende, por parashikohet që të arrijë në 400 mijë paund.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit