-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mos e kruani”/ Amerikanët tregojnë muskujt në Kore, prezantojnë Stealth F-35 dhe japin mesazhin për Veriun!

Kryesoret

Amerikanët dhe koreanët, në vazhdën e kërcënimeve nga veriu do të zhvillojnë një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake. Për analistët ky është një mesazh për koreanoveriorët që kërcënojnë fqinjët me armë bërthamore.

Ata kanë nisur drejt Koresë së Jugut disa prej avionëve më specialë e të sofistikuar deri më tani “Stealth F-35”.

Ndërkohë që komunistët në veri kërcënojnë me armë bërthamore, këtë vit, ndryshe nga vitet e mëparshme kur aleatët mbanin një profil të ulët, stërvitja luftarake ajrore do të jetë në përmasa shumë të mëdha. Seuli dhe Uashingtoni do të mobilizojnë gjithsej 240 avionë luftarakë.

Kjo stërvitje vjen pikërisht kur Korea e veriut ka njoftuar se do të bëjë një provë bërthamore. Agjencia e Spiunazhit të Koresë së Jugut ka njoftuar se Koreja e Veriut mund të kryejë një provë bërthamore pas kongresit njëjavor të partisë së Kinës. Ky kongres përfundon më 22 tetor, por përpara zgjedhjeve afatmesme në SHBA më 17 nëntor.

Amerikanët janë të angazhuar intensivisht në Azi. Ata kanë thënë se janë të gatshëm të mbrojnë të gjithë aletatët e tyre nga kërcënimet që mund të vijnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit