-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rriten tensionet mes Turqisë dhe Greqisë, raketa supersonike fluturojnë mbi Egje

Kryesoret

Duket se situata mes Turqisë dhe Greqisë mbetet mjaft e tensionuar, pasi të dyja vendet po furnizohen me armatime por dhe po rrisin numrin e forcave të armatosura në Egje

Turqia po furnizohet me raketa mjaft të sofistikuara nga ana e Rusisë, të cilët nuk mund të shkatërrohen nga asnjë lloj sistemi i mbrojtjes ajrore.

Thashethemet e reja që ndoshta duhet të shqetësojnë shumë palën greke janë se turqit po zhvillojnë raketa hipersonike. Një gjeneratë e re raketash që janë praktikisht të pamundura për t’u kapur dhe janë potencialisht një armë kryesore në vendin që e ka.

Dyshimi se Turqia po përgatit diçka të ngjashme u forcua nga një intervistë e fundit e Serdar Demirel, nënkryetar i Presidencës së Industrive të Mbrojtjes (SSB), në gazetën turke STAR.

Demirel tha se “duhet të jemi gati për luftë dhe duhet të kemi armët për të bërë një surprizë”.

Analistët specialistë besojnë se kjo deklaratë fsheh diçka veçanërisht të rëndësishme pas saj, me shumë gjasa zhvillimin e një rakete teknologjie supersonike scramjet. Vetëm SHBA, Kina dhe Rusia kanë aktualisht një teknologji të tillë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit