-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Russell Crowe sërish i dashuruar, kush është partnerja e tij 27 vite më e re

Kryesoret

Russell Crowe është sërish i dashuruar dhe nuk e fsheh, pasi u shfaq në premierën e filmit të tij të ri “ Poker Face ” në Romë, me një partnere të re në krah, 31-vjeçaren Brittney Theriot. Trileri ‘Poker Face’ u xhirua në Sydney, Australi dhe aktori drejton dhe luan në film.

Crowe, i cili finalizoi divorcin nga ish-bashkëshortja Danielle Spencer në vitin 2018, nuk mund të ndalonte së qeshuri për fotografët teksa shkëmbente përqafime të buta me 31-vjeçaren.

Aktori hollivudian, i veshur me kostum dhe bluzë, kishte mbështjellë krahun rreth partneres së tij, e cila shkëlqente nga lumturia. Theriot nga ana e saj kishte veshur një fustan të printuar në linjë A dhe kompletoi look-un e saj me një çantë elegante të zezë mbrëmjeje.

Çifti prej shumë vitesh kanë konfirmuar lidhjen dhe dashurinë e tyre, me një puthje në një fushë tenisi në nëntor 2020, kur po shikonin një ndeshje dhe fotografët i kapën në një katërshe të butë. Madje, që atëherë, ata janë fotografuar shumë herë duke luajtur tenis në Sydney. Megjithatë, kjo është dalja e parë zyrtare publike e çiftit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit