Forcat ruse kanë shënjestruar sërish objektet energjetike të Ukrainës, duke lënë një pjesë të Kievit dhe qyteteve të tjera pa energji dhe ujë.
Dy persona janë raportuar të vrarë në Kiev.
Energjia dhe uji u ndërprenë në Zhytomyr, në perëndim të Kievit dhe dy objekte u dëmtuan rëndë në Dnipro.
Sulmet e fundit erdhën 24 orë pasi Kievi u godit nga dronët “kamikaze”.
Dronët pa pilot, që besohet se janë të prodhuar nga Irani, vranë të paktën pesë persona në kryeqytet dhe katër në qytetin verior të Sumy, dhe goditën infrastrukturën kritike, me ndërprerje të energjisë elektrike të raportuara në qindra qytete dhe fshatra.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha në Twitter të martën se në tetë ditët e fundit, “30% e termocentraleve të Ukrainës janë shkatërruar, duke shkaktuar ndërprerje masive në të gjithë vendin”.
Në disa qytete, ukrainasit po blejnë gjeneratorë të energjisë dhe ndezës gazi, ndërsa në të gjithë vendin, njerëzve u është kërkuar të reduktojnë konsumin e tyre të energjisë në kohë piku.