Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka replikuar me Edi Ramën pas sulmit të kryeministrit për lëvizjen e demokratit që e çoi aktin normativ të qeverisë në Gjykatën Kushtetuese.
Edi Rama vazhdon të gënjejë për të mbrojtur oligarkët. Opozita në GJK ka kërkuar shfuqizimin e VKM që legalizon pa ligj katet shtesë të Kullave të pastrimit të parave të pista dhe korrupsionit. Konfiskimin e parashikon ligji! Zbato ligjin për oligarkët njëlloj si për çdo qytetar.
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) October 19, 2022
“Edi Rama vazhdon të gënjejë për të mbrojtur oligarkët. Opozita në GJK ka kërkuar shfuqizimin e VKM që legalizon pa ligj katet shtesë të Kullave të pastrimit të parave të pista dhe korrupsionit. Konfiskimin e parashikon ligji! Zbato ligjin për oligarkët njëlloj si për çdo qytetar” shkruan Gazment Bardhi.
Por çfarë tha Edi Rama, që solli reagimin e Bardhit?
“Kujt t’ia thuash atyre që nuk heqin dorë nga ideja se i kanë bërë nder Shqipërisë duke frymëzuar ndërtimet pa leje. Apo atyre që shkojnë në Gjykatë Kushtetuese me një parti politike dhe duan të marrin pushtetin.
Për të rrëzuar vendimin e qeverisë për konfisikimin e ligjshëm dhe marrjen për t’ia dhënë njerëzve dhe shtetit të gjithë metrat katrorë pa leje. Këta që më akuzojnë mua se mbështes oligarkët që i kemi ne, i kam unë kullat dhe pallatet që do iu merret çdo metër katror që kanë bërë pa leje.
Çojnë në gjykatë Kushtetuese për ta rrëzuar. Çfarë paraje po mblidhet për të blerë rrëzimin e një vendimi që nuk lejon më asnjë shtesë. Se duhet sikur ti fiton më shumë por ti fiton më pak nëse do e bëjë atë investim për ta përmirësuar atë pasuri” tha Rama.