Ditën e enjte do të vijojë ndikimi i masave të qëndrueshme dhe temperaturat do të jenë të larta.
Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Sipas SHMU era do të fryjë me drejtim verilindje-veri e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohet të jenë nga 9 deri në 28 gradë celsius.