-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan fillon zbatimin e marrëveshjes me Putinin për qendrën e gazit

Kryesoret

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan urdhëroi Ministrinë e Energjisë që të fillojë ndërtimin e një qendre gazi në Turqi pas bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin, raporton Reuters.

Erdogan shtoi se të dyja vendet do të fillojnë menjëherë të punojnë për propozimin e Putinit për transportimin e gazit rus në Evropë dhe se nuk do të ketë pritje.

Putin deklaroi dje në takimin me Erdoganin se Turqia është rruga më e besueshme për dërgimin e gazit në Bashkimin Evropian dhe propozoi ndërtimin e një qendre gazi në atë vend.

“Gjatë funksionimit të qendrës, të cilën ne mund ta ndërtonim së bashku, sigurisht që do të ishte një platformë jo vetëm për tregtimin e gazit, por edhe për përcaktimin e çmimit, që është një çështje shumë e rëndësishme”, u shpreh Putin.

Më herët të mërkurën, Putin la të kuptohet se Rusia mund të ndërtojë një qendër të madhe gazi në Turqi duke devijuar furnizimet e destinuara për tubacionin Nord Stream nën Detin Baltik, i cili u dëmtua nga shpërthimet muajin e kaluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit