I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Grabiel Escobar do të takohet me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin.
Nga Presidenca kanë njoftuar se takimi mes Osmanit dhe Escobarit do të nisë në orën 08:45.
Pas takimit, Osmani dhe Escobari do të kenë deklaratë për media.
Pas presidentës, Emisari i SHBA-së, do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrisë.
Ndonëse akoma nuk ka agjendë tjetër zyrtare, është raportuar se Escobari do të takohet edhe me liderët e partive opozitare.