Në mbledhjen e sotme qeveria ka vendosur miratimin në parim të marrëveshjes së financimit me Agjencinë Franceze të Zhvillimit për financimin e projektit të furnizimit me ujë të qytetit të Durrësit. Granti i vendosur në dispozicion nga qeveria franceze është 1 milion euro.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (përfituesi) dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit (Agjencia), për financimin e projektit “Furnizimi me ujë i qytetit të Durrësit”, me një grant, në shumën 1 000 000 (një milion) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi” thuhet në vendim.